Keni menduar ndonjëherë si do të donit të dukej Shqipëria në sytë e të huajve? Mund të jesh pikërisht ti fitues i kësaj iniciative, pasi fotografitë do të vlerësohen me një çmim, e më pas këto fotografi do të printohen në një katalog që do të shpërndahet nga ambasadat shqiptare në të gjithë botën.
Rregullat:

1.Bëni fotografi, Tema është e lire;

2.Publikojeni fotografinë në profilin tuaj në instagram me hashtag#CouloursofAlbania;

3.Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania;

4.Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania

5.Mund të dërgoni fotografi duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;

6.Mund të fotografi që janë publikuar muaj më parë, mjafton te vendosni (hashtag)#ColoursofAlbania

Afati i  konkursit  është deri me date 30 Korrik 2017

Ju duam super kreativ, ndaj përdorni imagjinatën.

Disa këshilla për t’ju futur në temë:
•Udhëtoni nëpër Shqipërinë pranverore dhe dokumentoni bukuritë e saj;
•Kërkoni veçoritë arkitekturore që e bëjnë vendin tonë unik;
•Nëse pasioni juaj janë portretet, ndani me ne portretet shprehëse, të cilat i keni fiksuar në celuloid, dhe tregoni historinë e tyre në koment;
•Shqipëri do të thotë ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm, ndani me ne fotot që e faktojnë këtë;
•Dokumentoni momente të bukura të jetës apo eksperiencës suaj në Shqipëri;
•Ndani me ne foto, ndjenja e të cilave përcjell temën e “Shqipërisë është e bukur”.
Cmimet
•Vendi i parë;
•Dy vende te dyta;
•Tre vende te treta.

Fituesi i vendit të parë do të jetë prezent në ekspozitën e fotografisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të iniciativës#ColoursofAlbania;